S A R D A (Shurdhah)

  ISHULLI I SARDES  -  ISHULLI I THESAREVE

             Video nga   https://www.youtube.com/watch?v=3lsiNOik9Yw

                                              Ishulli SARDA (Shurdhahut)

Lidhu me Facebook

                                        Bukurite e Fjetura 

         Ejani te gjithe se bashku ti zgjojme dhe ti bejme aktive

          keto bukuri natyrore, historike dhe kulturore


                Info. per SARDEN 

Kalaja  "SARDA" ndodhet ne ishullin e Shurdhahut ne liqenin Vau dejes i cili shtrihet ne Bashkine Vau dejes dhe  Bashkine Shkoder

 

https://youtu.be/bqcLxhsaupY 

 

 

 
     Bashkia Vaudejes, Zona e Gurit te Zi dhe Komani  jane vende unikale per nga pasurite arkeologjike kulturore dhe ekoturistike qe kane.

                        Ne zonen turistike te  Bashkise Vau-Dejes ndodhen:

  •    Pjesa lindore e jugore e siperfaqes se liqenit Vau dejes,duke filluar nga kalaja  mesjetare e Danjes e deri tek kalaja e Dalmaces
  •    Zonat turistike ne kete bashki  shtrihen ne fshatrat turistike  Gomsiqe,  Lisen, Stene Karme etj, 
  •  Afer diges Qyrsaqit, prane qytetit ndodhet dhe Moli ose Kalata per qendrimin e anijeve,  skafeve turistik dhe mjetet te ndryshme lundruese
  •  Ne juridiksionin e kesaj bashkie ndodhet Kalaja  Danjes, Kisha e Zojes ne Vau Dejes, Ishulli i Shurdhahut ne te cilen shtrihet   kalaja mesjetare e Sardes  (Shurdhahut), dikur qyteti mesjetar Sarda,   

                    Ne zonen turistike te Gurit  Zi ndodhen:                                          

  Komuna e Gurit te Zi  shtrihet rreth 6 km ne lindje te  qytetit Shkoder.  Ka 4 fshatra, te cilet kufizohen me anen perendimore dhe veriore te liqenit  Vaudejës.        

  •  Shpella e Gajtanit, e  eksploruar qe prej shume dekadash, me vlera te patjetersueshme ku deshmohet njeriu i pare qe prej 1000 shekujsh.
  •  Kalaja e Gajtanit, nje fragment teper interesant i ruajtur mire, qe perfaqeson rrethimin e qytezes antike te mbrojtur nga iliret.
  •  Shpella e Jubanit, e njohur per madhesine e saj dhe stalaktitet e stalakmitet teper te bukura te saj, ku perpara 150 vitesh rilindasi Zef Jubani u shkruan diplomacive te medha europiane se eshte nje nder vendet me te bukura qe Europa do e kishte lakmi.

                        Ne zonen turistike te Komanit

 

  • Kalaja e Dalmaces e cila eshte e rralle per nga rendesia e saj historike, arkeologjike te cilat tregojne se jane mbartese te kultures Ilire
  • Hotel (Ish vila Franceze) vend akomodimi per 50 turiste 
  • H/C Koman dhe shpella e zojes.

       Gjithe zona perreth  ketyre qendrave  kulturore eshte nje nga vendet me te rendesishme jo vetem per qytetin e Shkodren, qytetit Vau Dejesit por edhe per Tiranen e te gjithe vendin tone, ndoshta eshte unikale dhe ne rrafshin ballkanik.

       E themi kete sepse kjo zone i perket nje treve te rendesishme arkeologjike dhe historike. Jo shume larg nga ishull i Shurdhahut ndodhet  vendlindja e shkrimtarit dhe albanologut te madh i vleresuar me titullin  “Nderi i Kombit“ Martin Camaj.

         Per qytezen e Sardes  kane shkruar shume studjues te huaj  si Ippen, De Grandi,  J.G.Hahn Nopce dhe shum studjues e arkeologe shqiptare si Hana Spahia, D. Kamata, At Gjon Karma, Hasan dhe Neritan Ceka, te cilet e kane vlersuar si nje mbartese te kultures Ilire .

         Sarda dikur nje qyteze gjithe gjalleri, perbri lumit Drin, si nje gadishull strategjik dhe si nje pike nderlidhese me rrugen e vjeter Gjakove – Shkoder – Ulqin, sot nga nje qyteze e pabanuar e rrethuar me kuroren e bukur te uijt te kristalte te Drinit, eshte kthyer ne nje ishull interesant dhe ne nje pike te rendesishme turistike.  Uji i liqenit, malet dhe kodrat perreth me gjelberimin e tyre gjithevjetor krijojne nje pejsazh me bukuri te rralle, duke i dhene ketij ishulli vlera te medha ekoturistike.

Ketu pervec vizitoreve te shumte vendas dhe te huaj me ardhjen e pranveres vijne per ta vizituar shume femije, nxenes dhe studente te cilet njihen me vlerat kulturore, historike dhe arkeologjike, njihen me vlerat mjedisore, ku te gjitha ne kompleks perbejne nje perle turistike.

 Prej vitesh ne kete vend  zhvillon veprimtari te shumta kulturore dhe turistike Shoqata “Sarda”, e cila ka krijuar tradita  per shume aktivitete si:

 

  • Festivali Folklorik me nxenesit e shkollave tetevjecare te gjithe treves se veriut ne cdo 3 vjet
  • Konkursi i fjales artistike per cmimin “Martin Camaj” me te gjithe nxenesit e shkollave te mesme te Qarkut Shkoder cdo  vjet.
  • Garat e kanotazhit ne liqen me te rinj nga gjithe trevat Shiptare
  • Ne bashkepunim me komunitetin fetar eshte krijuar tradite  e organizimi i festes popullore te 15 gushtit ku marrin pjese me mijera te rinj.
  • Konkursi i zenies se peshkut me grep etj.
  • Organizimi i guidave me grupe te ndryshme turistike vendas dhe te huaj

 

   Te gjitha keto jane bere per te promovuar  vlerat ekoturistike e kesaj treve

             Porta e Kunores         

Porta e Kalase se Sardes

 ( Porta e Kunores, ku para se te vihet kunora martesore e ciftit nga prifti, behej prova e gjatesise se djalit nga e cila varej martesa

Person kontakti

Artef Lekaj  

Telefon   +355(0)672817765

Email;       arteflekaj@gmail.com  

                 sarda2000@gmail.com 

TV live

<iframe src=”http://tvlive.al/webmaster.php” height=”685″ width=”680″ scrolling=”no” frameborder=”0″ ></iframe><br />

Aktivitete

No upcoming events

Recent Videos

58 views - 0 comments
83 views - 0 comments

Google Translator

Subscribe To Our Site

Facebook Like Button

MOTI

No recent posts

MOTI

http://www.meteoconsult.it/meteo-direct/previsioni-meteo-shkoder-sul-tuo-sito-o-blog-1-8500.php

ora